TREVIZO: I LINDI DJALË | BABI LYEU TË GJITHË SHTËPINË ME NGJYRË BLU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 3, 2024
- 1 min read
Trevizo, Itali | Për të informuar bashkëqytetarët e tyre se janë bërë prindër të një djali, një çift nga Treviso kanë vendosur të lyejnë të gjithë shtëpinë e tyre blu.
Ndodhi në Farra di Sholio (Soligo), në Treviso.
“Zgjedhja - shpjegoi babai – Federiko Luketa (Federico Lucchetta), do të lidhej gjithashtu me nevojën e një artisti për t'i dhënë më shumë ngjyrë jetës së përditshme”.
Babai ka shkruar edhe emrin e të porsalindurit, Ettore, në reliev me germa të mëdha, me një shkrim disa metra të gjatë, në një sipërfaqe vertikale të vendosur posaçërisht në anë të shtëpisë.
Nuk është hera e parë që familja Luketa (Lucchetta) i jep hov krijimtarisë së tyre.
Kur lindi i parëlinduri i tyre, katër vjet më parë, një skulpturë gjigante e një lejleku u vendos jashtë së njëjtës shtëpi.
Një pikturë nga z. Luketa (Lucchetta) mbush gjithashtu murin e dhomës së këshillit të komunës Farra.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments