top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRANSMETUESI TELEVIZIV “BBC”: VIZITONI SHQIPËRINË; IDEALE PËR PLAZH DHE EKSPLORIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 9
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Shqipëria është mes nëntë vendeve, që transmetuesi televiziv britanik “BBC” u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë gjatë vitit 2025.

 

Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga destinacionet më të nënvlerësuara të Evropës, por tashmë numri i turistëve po rritet me shpejtësi, ndikuar kjo edhe nga lehtësirat e udhëtimit, si fluturimet e shumta”, tha “BBC”.

 

Në vitin 2024, Shqipëria mirëpriti një rekord prej 11.7 milionë vizitorësh, një rritje e nxitur nga interesi për arratisjet drejt vendeve më pak të njohura të Mesdheut”, tha “BBC”.

 

Shqipëria po fiton shpejt njohjen për përzierjen e saj të historisë, bregdetin e paprishur dhe skenën në zhvillim të ushqimit dhe verës”, tha blogerja e udhëtimeve, Kimbërlli (Kimberly) Denison.

 

Qyteti i Gjirokastrës i regjistruar në listën e UNESCO-s, plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare dhe vreshtat e Beratit krijojnë një arratisje mesdhetare që po merr vrull me shpejtësi”, komentoi blogerja Denison.

 

Plazhet si Ksamili po rriten në popullaritet, udhëtarët që shkojnë pak përtej turmave shpërblehen me ujëra të pastër bruz që rivalizojnë ishujt grekë”, tha “BBC”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page