top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TORINO: EDUKATORJA E KOPSHTIT FERNANDA DI NUCO (NUZZO) ME MOSHË 61 VJEÇE U VRA ME THIKË NGA BASHKËSHORTI PASKUALE (PASQUALE) PIERSANTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Torino, Itali | Znj. Fernanda Di Nuco (Nuzzo), edukatorja e kopshtit me moshë 61 vjeçe, e cila, u godit me thikë dje nga bashkëshorti i saj Paskuale (Pasquale) Piersanti në Grulasko (Grugliasco), në periferi të Torinos, nuk ia doli mbanë.


Sulmi kriminal ndodhi rreth orës 6:30 të mbrëmjes, në katin e tretë të një ndërtese në Grulaskio (Grugliasco).


Vajza 24-vjeçare e çiftit ishte në shtëpi.


Gruaja vdiq këtë mëngjes në orën 9 të mëngjesit në spitalin Molinette në Torino, ku u shtrua nën kujdes intensiv.


Gjendja e saj dukej menjëherë shumë serioze: e goditur nga disa plagë thike në bark, ajo i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr shpretkën.


Gruaja ishte shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Molinette në Torino, ku kishte mbërritur me arrest kardiak për shkak të shokut hemorragjik, pasi kishte humbur shumë gjak për shkak të plagëve të thella në bark.


Ajo ishte përpjekur të arratisej, duke u ngjitur shkallëve të ndërtesës dhe duke bërtitur për ndihmë, përpara se të humbiste ndjenjat.


Alarmi u dha nga vajza dhe disa fqinjë.


Karabinierët ndërhynë në vendngjarje dhe hetimet fillestare nuk zbuluan asnjë raportim të mëparshëm për grindje apo episode dhune në atë shtëpi.


Hetimi penal paraparak koordinohet nga zv/prokurori Paolo Skafi (Scafi).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page