top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E BASHKUAR MIKEL HOXHA; I DËNUAR ME 5 VJET BURG PËR DY VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Mbretëria e Bashkuar:

1- Z. Mikel Hoxha, me moshë 33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici.

Z. Mikel Hoxha
Z. Mikel Hoxha

Njoftim | Interpol Tirana.


Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.


Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.


Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.


Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page