TIRANË | PUNONJËSI I POLICISË BASHKIAKE TË TIRANËS ADI HAZIZI U ARRESTUA.

Updated: Jul 30

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Adi Hazizi, me moshë 31 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë.
Ai konsiderohet i përfshirë në akte dhune verbale dhe fizike ndaj:
1- Shefit të Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit, z. Skënder Delija.
Njoftim | U arrestua një 31-vjeçar, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht eprorin e tij (shef sektori në Policinë Bashkiake Tiranë), thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments