top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: PETRIT KURTI DHE HALIT AJAZI U ARRESTUAN (40 MIJË € TË PA JUSTIFIKUARA + ARMË ZJARRI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit:

1- Z. Petrit Kurti.

2- Z. Halit Ajazi.


Njoftim | Tiranë/Kontrolle intensive për konstatimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojmë me armë zjarri.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.


Sekuestrohen 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.


Për të dyja rastet, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, 1.


Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale, goditën gjatë 24 orëve të fundit, 2 raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme, të armëve të zjarrit. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Kontigjenti”:


-u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç.


Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje.


Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin;


-u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro.


Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues.


Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page