top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KLAHUS BREGASI DHE SOTIR SEJATI U ARRESTUAN; TREGTARË DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klahus Bregasi, me moshë 26 vjeç.

2- Z. Sotir Sejati, me moshë 27 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Goditje të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.


Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes.


I arrestuari tjetër, përveç lëndës narkotike, posedonte dhe 2 armë të ftohta.


Sekuestrohen lënda narkotike, armët e ftohta dhe një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës.


Në vijim të punës operacionale, punës hetimore dhe asaj operative, me fokus identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit:


-K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.


Nga kontrollet e mëtejshme, në zonën përreth vendit të kapjes së shtetasit K. B., u gjet e fshehur te një vendparkim automjetesh, një sasi e kësaj lënde që dyshohet se i përkiste 26-vjeçarit, me qëllim shitjen;


-S. S., 27 vjeç, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.


Më tej, gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page