TIRANË | ILIR KOCIAJ (KOÇIAJ) ME MOSHË 59 VJEÇ U ARRESTUA; GJYKATA E FIRENCES I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 18 VJET BURG I AKUZUAR SI KREU I NJË ORGANIZATE KRIMINALE E PËRQENDRUAR NË TREGTI DROGËRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ilir Kociaj (Koçiaj), me moshë 59 vjeç.
Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Hierarkia”.
Ai konsiderohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet heqje lirie.
Ai u përpo t’iu ikte shërbimeve të Policisë së Shtetit, me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan” (automjet tip “Audi Q5”) - i cili, u sekuestrua.
Ai ishte shpallur në kërkim policor nga:
1- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite heqje lirie, për veprën penale të parashikuar si:
a- “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments