top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR NXORRI NGA BURGU ISH-KRYEPROKURORIN E VLORËS AUREL ZARKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shqiptoi vendim për daljen nga burgu të:

1- Ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka.


Njoftim | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 09.05.2026, disponoi për çështjen penale nr. 131 akti, datë 08.05.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit A.Z:


1. Shuarja e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit A.Z.


2. Urdhërimi i lirimit të menjëhershëm të të pandehurit A.Z nga ambientet e paraburgimit (I.E.V.P. Durrës)” dhe vendosi:


1. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. A.Z me Vendimin nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 92, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


2. Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. A.Z nga ambientet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.


3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page