top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ELVIS ROSHI (NGA FIERI) U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elvis Roshi, me moshë 32 vjeç, banues në Fier.


Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 71”.


Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe arrestohen 4 shtetas të cilët e ndihmuan shtetasin në kërkim që t’i fshihej Policisë.


Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lokalizuan dhe kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 71”, shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier.


Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.


32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, 1 punonjës të IEVP Fier.


Gjatë operacionit, u kapën edhe shtetasit që shoqëronin 32-vjeçarin, E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page