top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | DAVID PRENDI U ARRESTUA; MASHTRIME TË QYTETARËVE TË BASHKIMIT EVROPIAN NËPËRMJET QENDRAVE TË THIRRJEVE (CALL CENTER) NGA TIRANA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Z. David Prendi
Z. David Prendi

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. David Prendi.

 

Ai konsiderohet lidhje e tre subjekteve (vëllezër), konkretisht e z. Agim Prekaj, e z. Alfred Prekaj dhe e z. Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si drejtuesit e një organizate kriminale, e përfshirë në zhvatje të qytetarëve të Bashkimit Evropian nëpërmjet qendrave të thirrjeve (call center) nga Tirana.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike: vunë në pranga shtetasin D. P., 28 vjeç, pasi ndaj tij është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Z. Agim Prekaj
Z. Agim Prekaj

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page