top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUHAREKË | SYLEJMAN KRYEZIU (I NJOHUR SI “BABA SYLA”); ARMEND KRYEZIU; FATLUM FANDAJ U ARRESTUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29
  • 2 min read

Updated: Jan 30

Suharekë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Sylejman Kryeziu (i njohur rëndom si “Baba Syla”).

2- Z. Armend Kryeziu.

3- Z. Fatlum Fandaj.


Ata konsiderohen të përfshirë në shkelje penale të lidhura me narkotikët.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Autoritetet policore nën drejtimin e Prokurorisë kanë kryer kontrolle fizike në:

1- Banesën dhe objekte të lidhura me:

a- Z. Sylejman Kryeziu (në rrugën “Skënderbeu”).


2- Banesën e:

a- Z. Armend Kryeziu (në rrugën “Skënderbeu”).


3- Lokalin “Buble”, i gjendur në rrugën “Abdyl Ramaj” në Suharekë.


4- Banesën dhe objekte të lidhura me:

a- Z. Fatlum Fandaj (në fshatin Peqan; Suharekë).


Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Gjysëm kilogram (rreth 508 gramë) lëndë narkotike.

2- Dy pikë zero pesë (2.05) gramë kokainë.

3- Një peshore elektronike.

4- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).

5- Municion luftarak (pesë fishekë).

6- Dy automjete;

7- Disa aparate telefonikë të lëvizshëm.

8- Katër mijë e nëntëqind (4900) € të thata (kesh).

9- Pesëqind (500) franga zvicerane.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Suharekë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:

1- Z. Betim Berisha.

2- Z. Elton Kabashi.


Edhe ata konsiderohen të lidhur me të sipërcituarit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page