top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STILI I VESHJES DHE I PARAQITJES PUBLIKE I MBRETËRESHËS ELIZABETA II-të (PËR TË AFËRMIT E NJOHUR SI LIZI) DO TË SHFAQET NË NJË EKSPOZITË NË PALLATIN BAGINGHEM NË VITIN 2026.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 24
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Një ekspozitë e madhe mbi Mbretëreshën e ndjerë Elizabeta (Elizabeth) II-të si një ikonë stili, që paraqet mbi 200 artikuj, nga fustanet dhe bizhuteritë e saj te këpucët dhe kapelat e saj të fotografuara shpesh, do të hapet në Pallatin Bakinghem (Buckingham) vitin e ardhshëm.


E titulluar “Mbretëresha Elizabeth II: Jeta e saj me stil”, ekspozita në Londër synon të rishikojë evolucionin e modës gjatë jetës së gjatë të sovranes, e cila, vdiq në moshën 96 vjeçe, më 8 shtator 2022.


Ndër ato që janë bërë kujtime të një figure që shënoi historinë britanike është fustani i nusërisë i veshur në vitin 1947, i dizenjuar nga Sër (Sir) Norman Hartnell.


Gjatë mbretërimit të saj, Elizabeta II-të ndikoi drejtpërdrejt në modën me veshjet e saj shumë origjinale, duke filluar me fustanet e saj me ngjyra pastel.


Ajo ishte e aftë të vendoste trendet edhe në një moshë shumë të shtyrë: në moshën 85 vjeç, ajo mbante veshur disa çanta prej lëkure drejtkëndëshe që shiteshin si ëmbëlsira të nxehta dhe u pranuan nga revistat me shkëlqim.


Tradicionale, por rinore, Lizi (Lizzy) përfaqësonte një përzierje të paparë në imagjinatë, duke ecur gjithmonë në hap me kohën.


Pikërisht ky është fokusi i ekspozitës, e cila shfaq veshje dhe aksesorë të veshur nga Mbretëresha që nga fëmijëria e saj në vitet 1930.


Përveç veshjes së saj zyrtare, ekziston edhe një përzgjedhje e pasur e veshjeve të përditshme të Mbretëreshës, të tilla si xhaketa kalërimi, funde tartani dhe shalle.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page