top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SRI LANKA: MEDIA BRITANIKE CHANNEL4 AKUZOI AGJENTËT E FSHEHTË SE QËNDROJNË PAS SHPËRTHIMEVE NË KISHA

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2023
  • 1 min read

ree

Sri Lanka | Qeveria e Sri Lankës njoftoi të mërkurën se do të krijohet një komitet i posaçëm parlamentar për të hetuar akuzat e bëra nga media britanike Çenll For (Channel 4), në lidhje me bashkëpunimin e zyrtarit të lartë të inteligjencës së Sri Lankës në bombardimet e së Dielës së Pashkëve, të viti 2019, shpërthime të cilat vrarë më shumë se 200 njerëz.


Sulmet e së dielës së Pashkëve të 2019-ës përfshinin gjashtë sulme vetëvrasëse që synonin tre kisha, dhe tre hotele luksoze, në qytete të ndryshme, në të gjithë Sri Lankën, gjatë festimeve të Pashkëve, duke shkaktuar të paktën 290 vdekje, dhe qindra të plagosur.


Media britanike Çenll 4 (Channel 4) publikoi një video - të martën - duke shfaqur intervistën e saj me një burrë nga Sri Lanka, konkretisht me z. Azad Maulana, i cili, kishte akuzuar një zyrtar të inteligjencës qeveritare dhe ushtarake, me të cilin kishte organizuar një takim, si bashkëpunëtor në sulmet.


Ai, më tej, pretendoi se qëllimi i sulmeve, ishte krijimi i frikës, rreth sigurisë kombëtare, në mënyrë që të ndihmonte në zgjedhjen e ish-presidentit Gotabaya Rajapaksa, i cili, dikur ishte një zyrtar i mbrojtjes në vend.


Z. Rajapaksa mori detyrën si president në nëntor 2019, dhe u zëvendësua nga Ranil Wickremesinghe, në korrik 2022.


Z. Rajapaksa i mohoi akuzat të enjten, dhe i quajti pretendimet e Maulanës “absurde”.


Ai, më tej, pretendoi se zyrtari i emëruar, kishte informuar Çenll 4 (Chanel 4), se ai nuk ishte as i pranishëm në Sri Lanka, në kohën kur u krye takimi i supozuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page