top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPANJOLLI NDËRRON JETË NË DIVJAKË NË RRETHANA TË DYSHIMTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 29, 2023
  • 1 min read

Francisco Javier Carraso Cervilla, shtetas spanjoll me banim të përkohëshëm në Lushnje, i punësuar në Divjakë, u gjet nga shoku i tij i dhomës i plagosur me thikë, teksa ai po lahej në dush. Në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje ka nisur zyrtarisht hetimet. Të dhënat penale e administrative të përftuara gjer në këtë fazë të hetimit po analizohen nga grupi hetimor me qëllim zbulimin e shkaqeve të vdekjes dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të mundshëm të kryerjes së krimit, por, organi i akuzës nuk përjashton as pistën e vetëvrasjes. Në lidhje me këtë ngjarje misterioze autoritetet përkatëse kanë dalë me një deklaratë, si më poshtë vijon: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor, lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë.
Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.
 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page