top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SOT U PËRURUA LINJA DIREKTE E SHPEJTËSISË SË LARTË MIDIS PARISIT DHE BERLINIT | NJË LINJË ZGJAT RRETH TETË ORË: BILETAT KANË DALË NË SHITJE DUKE FILLUAR NGA 59 EURO E LART.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 16, 2024
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Sot në mëngjes në orën 9.55 treni i parë i lidhjes direkte hekurudhore midis kryeqytetit francez dhe Berlinit u nis nga Parisi.


Këtë e ka bërë të ditur televizioni “BfmTv”, duke sqaruar se në projekt janë përfshirë kompanitë publike të Francës dhe Gjermanisë, përkatësisht Sncf dhe DB.


Shërbimi ofrohet nga trenat gjermanë të shpejtësisë së lartë, Ice.


Një linjë zgjat rreth tetë orë dhe biletat kanë dalë në shitje duke filluar nga 59 euro.


Kostot do të ndryshojnë në varësi të vendeve të shitura në çdo tren.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page