SOT NGA ORA 12:04 (E 7 ORË MË PAS) PRITET QË NJË COPË MBETURINË E NJË ANIJEJE KOZMIKE KINEZE (ME PESHË PREJ 11 TONËSH) TË BJERI DIKU NË OQEAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Rihyrja e pakontrolluar në atmosferë e mbeturinave hapësinore ZQ-3 R/B është planifikuar për sot, të premten, më 30 janar.
Objekti, i cili, ka një masë totale të vlerësuar prej 11 tonësh dhe është afërsisht 12 metra i gjatë, është faza e dytë e raketës kineze Zhuque-3 të lançuar më 3 dhjetorin e kaluar nga startup-i kinez LandSpace.
Sipas parashikimeve më të fundit nga programi i Bashkimit Evropian për Mbikëqyrjen dhe Gjurmimin Hapësinor (EU SST), mbeturinat mund të rihyjnë rreth orës 12:04 të mesditës sipas kohës shqiptare (me një diferencë pasigurie që ende luhatet rreth shtatë orësh).
Duke pasur parasysh pjerrësinë orbitale të mbeturinave, rihyrja e tyre mund të ndodhë midis 57 gradëve veriore dhe 57 gradëve jugore të gjerësisë gjeografike, një zonë shumë e madhe e globit që përfshin pjesën më të madhe të oqeaneve dhe tokës së botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën qendrore dhe jugore.
Ndërsa rihyrja afrohet, parashikimet do të bëhen më të sakta, por pasiguritë mbeten për shkak të natyrës së pakontrolluar të objektit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments