SLLOVENIA DO TË VRASI 176 ARINJ TË MURRMË NGA 800 QË KA AKTUALISHT | SHKAKU: PËR SIGURINË E BANORËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 24, 2024
- 1 min read
Lubjanë, Slloveni | Sllovenia ka vendosur të vazhdojë me asgjësimin e 176 arinjve të murrmë këtë vit, pas indikacioneve të ekspertëve, të cilët rekomanduan fillimin e eliminimit të kafshëve në jug të vendit, ku u konstatua dendësia më e madhe e popullsisë së arinjve.
Edhe pse ariu është një specie e mbrojtur e kafshëve, Ministria e Burimeve Natyrore dhe Çështjeve të Territorit javën e kaluar vendosi të eliminojë disa qindra ekzemplarë për shkak të konflikteve me banorët, të cilëve u duhet garantuar siguria dhe shëndeti.
Në këtë mënyrë, sipas ministrisë që ndoqi mendimin konsultativ të ekspertëve akademikë dhe teknikë nga Instituti i Pyjeve, po i afrohemi objektivit të konsideruar të popullatës së ariut të murrmë në Slloveni, që arrin në 800 njësi.
Vdekja e propozuar për këtë vit është më e ulët se ajo e vitit të kaluar, kur u eliminuan 230 arinj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































