SINGAPOR: VENDI MË I SHTRENJTË BOTË PËR TË PASUR MAKINË | LEJA E QARKULLIMIT KUSHTON 106 MIJË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 5, 2023
- 1 min read

Qytet-shteti i Singaporit | Për t'u bërë pronar makine në Singapor, ju duhet të merrni pjesë në një ankand për të marrë një “certifikatë të së drejtës” (Coe), e cila, për momentin, kushton më shumë se 106000 dollarë. Kjo procedurë, e ka bërë blerjen e një makine, më të shtrenjtën në botë. Çmimi i Coe për automjetet e mëdha është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2020. Sistemi i prezantuar në vitin 1990 ka një jetëgjatësi 10 vjet dhe është zbatuar për të kufizuar numrin e automjeteve në këtë qytet-shtet të vogël, i cili ka 5.9 milionë banorë dhe mund të kalohet në më pak se një orë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)




















Comments