SHËRBIMI I SIGURISË SË UKRAINËS (SBU): DRONËT TANË GODITËN DY AVIONË LUFTARAKË NË NJË AEROPORT USHTARAK RUS NË KRIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Shërbimi i Sigurisë Ukrainase (SBU) tha se aeroporti ushtarak rus i Belbek-ut në Krimenë e pushtuar u sulmua nga dronë dhe dy avionë luftarakë Su-27 u goditën.
“Njëri prej avionëve ishte në pistë me municione dhe ishte gati për një fluturim luftarak. Është shkatërruar”, deklaroi SBU-ja në platformën sociale virtuale “Telegram”.
Për më tepër, është konfirmuar se kulla e kontrollit është goditur, gjë që mund të ndërlikojë organizimin dhe kontrollin e fluturimeve në aeroport.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments