SHËRBIMET E FSHEHTA TË KOLUMBISË DHE TË KILIT ARRESTUAN KREUN E GRUPIT KRIMINAL TRANSNACIONAL VENEZUELIAN TREN DE ARAGUA TË QUAJTUR KARLOS (CARLOS) GÓMEZ I NJOHUR EDHE SI BOBI (BOBBY).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 8, 2024
- 2 min read

Bogota, Kolumbi | Policia kolumbiane ka njoftuar arrestimin e një prej drejtuesve më të kërkuar të grupit kriminal transnacional venezuelian Tren de Aragua.
Ai është z. Karlos (Carlos) Gómez, njeriu që menaxhoi operacionet e grupit në Kili dhe për të cilin janë në pritje disa urdhër-arreste nga ai vend.
Arrestimi u krye në komunën e Los Patios, në departamentin Norte de Santander, në Kolumbinë lindore, ku z. Gómez me sa duket ishte strehuar prej muajsh duke u përpjekur t'i shpëtonte policisë.
Operacioni i policisë u festua në rrjetet sociale si nga presidenti kolumbian Gustavo Petro ashtu edhe nga presidenti kilian Gabriel Boriç (Boric).
“Karlos (Carlos) Gómez, alias Bobby, kreu i grupit transnacional Tren de Aragua në Kili, është kapur (...) shërbimet sekrete kiliane dhe kolumbiane bënë të mundur këtë sukses të madh për sigurinë e të dy vendeve”, shkruan presidenti kolumbian Petro, shkrimi të cilin e shoqëroi me videon e policisë së momentit të kapjes.
Presidenti Boriç nënvizoi nga ana e tij se ishte një punë e përbashkët e shteteve tona kiliane dhe kolumbiane dhe një goditje vendimtare për krimin e organizuar.
Grupi kriminal Tren de Aragua lindi rreth dhjetë vjet më parë në burgun venezuelian të Tokoronit (Tocorón), në shtetin e Aragua-s, duke zgjeruar gradualisht gamën e tij të veprimit edhe në Kolumbi, Peru, Kili dhe Shtetet e Bashkuara.
Aktivitetet e tij variojnë nga zhvatja, vrasjet me porosi, trafiku i drogës, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe minierat ilegale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments