SHËN XHOVAN (SAN GIOVANNI) LUPATOTO; VERONË | 14-VJEÇARI DIEGO BARONI REZULTON I ZHDUKUR PREJ KATËR DITËSH; DYSHOHET SE U NIS PËR NË MILANO KU DO TË TAKOHEJ ME MIQ QË FAMILJA NUK IA NJIHTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16
- 1 min read

Shën Xhovan (San Giovanni) Lupatoto, Veronë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) kanë marrë dijeni se:
1- I mituri Diego Baron, me moshë 14 vjeç, rezulton i zhdukur; qysh prej datës 12 janar 2026.
Ai ishte nisur në mëngjes (rreth orës 6:45) për të kapur autobusin që duhej ta çonte në Institutin Profesional Xhorxhi (Giorgi), në Veronë; ku nuk mbërriti.
E ëma nisi një apel për ndihmë në mediat sociale virtuale; njëkohëshit kreu denoncim në kazermën e Karabinierisë; por, kërkimi policor, deri më tani ka qenë i pasuksesshëm.
Ai u pa për herë të fundit para stacionit “Verona Porta Nuova”; ku u tha disa të njohurve se po shkonte në Milano, për të vizituar miq/mikesha (për vendndodhjen dhe ekzistencën e të cilëve/cilave familja e tij nuk është në dijeni).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments