SHTUTGART: TRAZIRAT QË BURUAN NGA FESTIVALI ERITREAS PËRFUNDUAN ME 228 ARRESTIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20, 2023
- 2 min read

Shtutgart, Gjermani | Policia në qytetin gjerman të Shtutgartit, deklaroi të dielën se kishte arrestuar gjithsej 228 protestues, pas trazirave pranë një festivali kulturor Eritrean, pasditen e kaluar. Autoritetet thanë se rebelët u mblodhën dhe sulmuan pjesëmarrësit e festivalit, dhe oficerët e policisë, duke shtuar se 27 oficerë u plagosën, ndërsa shpërndanin trazirat. Festivali kulturor u organizua nga një shoqatë kulturore Eritreane. Të gjithë të arrestuarit kanë nënshtetësi eritreane, ose janë me origjinë eritreane. Policia gjermane beson se ata janë anëtarë të opozitës eritreane, të cilët, janë kritikë ndaj presidentit aktual eritrean Isaias Afwerki. Sipas policisë, shumica e të dyshuarve kanë ardhur në Shtutgart nga rrethet përreth, dhe 63 prej tyre kanë ardhur nga Zvicra. Policia ka nisur hetimet nën dyshimin për shkelje (të rënda) të qetësisë, sulm fizik, dëmtim të pronës, lëndim (të rëndë) trupor dhe vjedhje. Shërbimet e urgjencës nga Shtutgarti, Luduigsburgu (Ludwigsburg), Aaleni, Einstazi, Policia Federale dhe shërbimi i shpëtimit u vendosën për të shuar trazirat. Përveç raportimit të asaj që ndodhi, nëndrejtori i policisë së Shtutgartit, Karset Hoflër (Carsten Höfler), shtoi se as shtrirja, dhe as intensiteti i dhunës, nuk mund të parashikohej. Kryetari i Bashkisë së Shtutgartit Frank Nopper, dhe z. Hofler (Höfler) dënuan dhunën. Z. Nopper gjithashtu mendoi se si gjyqësori gjerman ashtu edhe ai zviceran duhet të shqyrtojnë nëse dëbimet janë të nevojshëme për shkelësit joshtetas gjermanë dhe zvicerianë. Ky nuk është rasti i parë i trazirave që rrethojnë një festival kulturor eritrean që ka ndodhur në Gjermani. Në muajin korrik, një tjetër përplasje ndodhi në Giessen, një qytet i Gjermanisë perëndimore, ku policia gjermane nisi 125 procedime penale, shumica e të cilave ishin akuza për shkelje të rëndë të paqes. Jashtë Gjermanisë, të njëjtat tensione mund të vërehen në qytetet kanadeze të Kalierit (Calgary), Torontos dhe Edmontonit. Shefi i policisë së Kalierit (Calgary), Mark Neufeld deklaroi se një përleshje në atë qytet në fillim të këtij muaji ishte një sulm i planifikuar, i paramenduar, i synuar, dhe ngjarja më e madhe e dhunshme në Kalieri (Calgary). Shumë eritreanë janë larguar nga vendi i tyre në Perëndim, që nga shpërthimi i konfliktit në rajonin Tigrei (Tigray) të Etiopisë, në nëntor 2020. Qeveria e Eritresë zbatoi një fushatë intensive të rekrutimit të detyruar, për të mbështetur operacionin e saj ushtarak në konflikt, dhe ndëshkoi anëtarët e familjeve që iu shmangën rekrutimit, e thënë kjo sipas organizatës jo qeveritare Hjumën Raits Uoç (Human Rights Watch). Komuniteti ndërkombëtar u bëri thirrje forcave eritreane që të largoheshin nga Tigrei (Tigray), në muajin gusht, pasi Etiopia, Tigrei (Tigray), dhe Eritrea përfunduan një marrëveshje formale paqeje në nëntor 2022. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)




















Comments