top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTOHET SHTYPJA FETARE NË MIANMAR | JUNTA USHTRAKE MBRON FENË BUDISTE ME ARRESTIME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 23, 2023
  • 1 min read

Mianmar | Gazeta Myanma Alinn - e lidhur me qeverinë - raportoi të shtunën se junta ushtarake e Mianmarit, mori në paraburgim 13 shtetas të Mianmarit, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare, dhe një shtetas zviceran, për përfshirjen e tyre të hamendësuar në një film që konsiderohet fyes për budizmin.


Shtetasi zviceran, 52-vjeçar, z. Didier Nusbaumer, pretendohej se kishte prodhuar filmin “Mos prit asgjë”, ku një grua e re dyshohet se përdori gjuhë fyese, për të nënçmuar aspektet kulturore dhe tradicionale të budizmit.


Një zëdhënës i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës informoi rrejtin mediatik CNN se ata ishin plotësisht të vetëdijshëm për situatën, dhe se përfaqësia lokale zvicerane, ishte në komunikim me autoritetet e Mianmarit.


Shumica e njerëzve në Mianmar janë adhurues të Budizmit Theravada, dhe rasti i z. Nusbaumer nuk është një incident i izoluar.


Rritja e nacionalizmit fetar ka rezultuar në incidente të ngjashme, duke përfshirë dënimin e një qytetari të Zelandës së Re me dy vjet e gjysmë heqje lirie, për postimin e një reklame në internet, që nuk respektonte budizmin, në vitin 2015, dhe burgosjen e një turisti holandez për tre muaj, për ndërprerjen e predikimit të një murgu, në vitin 2016.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page