SHPËRTHIM I MADH NË FIRENCE NË IMPIANTET E RAFINERISË SË GRUPIT ITALIAN TË HIDROKARBUREVE ENI | 2 TË VDEKUR; 9 TË PLAGOSUR; 4 TË ZHDUKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 9, 2024
- 1 min read

Firencë, Itali | Një shpërthim ndodhi mëngjesin e sotëm pak pas orës 10 (me orën italiane) në Kalenxano (Calenzano) të Toskanës, në impiantet e rafinerisë së Grupit Italian të Hidrokarbureve Eni.
Një re e madhe tymi i zi është e dukshme në zonën më të gjerë dhe në vendin e shpërthimit kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe policie.
Shpërthimi la 2 të vdekur, 9 të plagosur, 4 të zhdukur.
“Përpjekjet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar”, sqaron prefektura, e cila, ka bashkuar Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit, e cila, aktivizohet në rastet e ngjarjeve që përfshijnë industritë në rrezik të aksidenteve të mëdha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments