top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ALBAN BRUÇI | DYSHOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ AUTOMJETEIT TIP “RANGE-ROVER” ME TARGË AB230EO KU GJENDEJ ARJON KAJOSHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 7, 2024
  • 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Shkodër.

 

Një breshëri plumbash u lëshuan ndaj një automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të z. Sokol Kajoshi.

 

Sulmi i armatosur ngjau në një zonë tejet të populluar.

 

Kumtohet se u tentua të vritej boksieri Arjon Kajoshi.

Si doras dyshohet z. Alban Bruçi.


Dyshohet se ai shtiu me armë zjarri në shenjë hakmarrje ndaj z. Kajoshi sepse babai i tij, z. Vladimir Bruçi u dhunua fizikisht me grushte në 3 qershor.

 

Si autori i dyshuar i aktit kriminal ndaj babait të z. Bruçi konsiderohet z. Arlind Kajoshi, vëllai i z. Arjon Kajoshi.

 

Ky i fundit është në kërkim policor qysh prej asaj dite.

 

Njoftim | Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

 

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page