top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHESHI “SHATËRVAN”; PRIZREN | ARMANDO PSATHA U ARRESTUA I AKUZUAR PËR VJEDHJEN E 4900 €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 1 min read
ree

Sheshi “Shatërvan”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Armando Psatha, qytetar i Republikës së Shqipërisë.


Ai konsiderohet i përfshirë në vjedhjen e një shume të hollash prej 4900 € nga çanta e një qytetari.


Policia vendore u investua për lokalizimin dhe arrestimin e tij.


Konkretisht, rreth orës 04:00, ai u lokalizua në gjendje të dehur në lokalin e natës të emërtuar “Emona 2000”.


Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një shumë të hollash prej 2540 €.


Gjatë intervistimit policor ai pranoi aktin e vjedhjes.


Nga verifikimet policore u konstatua se ai ishte në kërkim policor edhe nga Policia e Gjilanit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page