SHEIKU DRUZE MERVAN KIUAN (KIWAN): NE NUK JEMI SIRIANË; IZRAELI ËSHTË DEMOKRACI LAIKE DHE CIVILE QË RESPEKTON POPUJT E BOTËS; LE TA ANEKSOJË TERRITORIN KU BANOJMË NE SEPSE HISTORIKISHT KA QENË I TIJI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 20
- 1 min read
Updated: Aug 12

Damask, Izrael | Në një video që qarkullon aktualisht në mediat sociale virtuale siriane, Sheiku Mervan Kiuan (Kiwan), një figurë e njohur brenda komunitetit druze për qëndrimin e tij të hapur pro-Izraelit, bëri thirrje për aneksimin e zonave druze të Sirisë jugore nga Shteti i Izraelit.
“Ne kërkojmë të aneksohemi nga Izraeli, sepse është në tokën e tij historike dhe ne duam të jemi pjesë e shtetit të tij më të madh”, thotë Sheiku Kiuan (Kiwan) në mesazh.
Në video, ai vlerëson Izraelin si një demokraci laike dhe civile që respekton popujt e botës.
“Do të ishim të nderuar të merrnim shtetësinë izraelite dhe të mbanim identitetin e tij.
Ne nuk jemi sirianë dhe nuk jemi të nderuar t'i përkasim këtij shteti, i cili, për ne është shteti i ISIS-it, as shtetësinë e tij”, tha ai.
Deklarata e Sheikut Kiuan (Kiwan) vjen në një kohë të paqëndrueshmërisë së shtuar në provincën Suaida-s, epiqendra e komunitetit druze në Siri, ku përleshjet e armatosura kanë vazhduar prej ditësh midis fraksioneve druze, forcave fisnore beduine dhe milicive të lidhura me qeverinë e Damaskut.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i të vdekurve nga dhuna ka tejkaluar 940, duke përfshirë të paktën 182 civilë druze të vrarë në ekzekutime masive nga forcat qeveritare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments