SHBA-ës | NJË STATUJË GJIGANDE PREJ ARI E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) U ZBULUA NË RESORTIN E TIJ NË MAIEMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Një statujë masive prej ari e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), aq e lartë sa një ndërtesë dykatëshe dhe me vlerë gati gjysmë milioni dollarë, u zbulua në fushën e golfit të presidentit në Doral të Floridës, gjatë një ceremonie të kryesuar nga një pastor ungjillor.
E vendosur në një piedestal mes palmave, skulptura gjigante përshkruan presidentin duke ngritur grushtin drejt qiellit, duke kujtuar gjestin e sfidës pas atentatit ndaj jetës së tij në Batllër (Butler) të Pensilvanisë.
“Sot, në Tramp Neshnll Doral Maiemi (Trump National Doral Miami), ne dëshmuam një moment të paharrueshëm”.
Kështu tha Pastori Mark Burns, i cili është kritikuar nga shumë ungjillorë të cilëve u ndalohet të adhurojnë idhuj të rremë.
“Kjo statujë është një festë e jetës. Është një simbol i qëndrueshmërisë, lirisë, patriotizmit, forcës dhe vullnetit për të vazhduar luftën për të ardhmen e Amerikës”, shtoi kleriku.
Statuja u porosit nga skulptori Alan Cottrill dhe u financua nga një kolektiv investitorësh kriptomonedhash që synojnë rritjen e dukshmërisë së memecoin-it, $PATRIOT.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments