SHBA-ës | KRYETARI I SHTABIT TË PËRBASHKËT TË USHTRISË AMERIKANE GJENERALI DEN KEIN (DAN CAINE): PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN PO MBËSHTET PËRPJEKJET E IRANIT PËR LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Den Kein (Dan Caine), i tha Senatit se Presidenti rus Vladimir Putin po mbështet përpjekjet e Iranit për luftë, duke refuzuar të japë detaje për shkak të natyrës publike të seancës dëgjimore.
“Padyshim që ka aktivitet të vazhdueshëm”, tha Gjenerali Den Kein (Dan Caine).
“Nuk ka dyshim se Rusia e Vladimir Putinit po ndërmerr veprime serioze për të minuar përpjekjet tona për të pasur sukses në Iran”, tha senatori republikan Roxhër Uikër (Roger Wicker), i cili ushtron funksonin e Kryetarit të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, i cili, u pajtua me qëndrimin e Gjeneralit Kein (Caine).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments