SHBA-ës | KOMANDA JUGORE (SOUTHCOM): ANIJE + AVIONË TRANSPORTI STRATEGJIKË + HELIKOPTERË + KONTINGJENTE SHTESË USHTARAKE PËR TË MBËSHTETUR OPERACIONET E NDIHMËS HUMANITARE NË VENEZUELË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë reagimin e tyre humanitar në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese.
Komanda Jugore e ShBA-ës (SOUTHCOM) njoftoi vendosjen e dy anijeve detare (nënkupto, jo hapësinore, red), avionëve të transportit strategjik, helikopterëve dhe kontingjenteve shtesë ushtarake për të mbështetur operacionet e ndihmës në zonat më të goditura.
Komandanti i SOUTHCOM-it, Gjenerali Frensis (Francis) L. Donovan autorizoi vendosjen e forcave të rëndësishme, duke përfshirë anijen amfibe të transportit USS Fort Lauderdale dhe anijen luftarake bregdetare USS Billings.
Vendosja përfshin gjithashtu avionë C-17 Globemaster dhe C-130 Hercules, platforma zbulimi dhe helikopterë për të siguruar transportin e personelit, pajisjeve dhe furnizimeve në zonat e prekura nga tërmeti.
Sipas një deklarate nga SOUTHCOM-i, forcat amerikane do të ofrojnë mbështetje logjistike dhe shërbime lëvizshmërie për personelin e qeverisë amerikane, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe partnerët ndëragjencialë të angazhuar në vlerësimin e dëmeve, gjetjen e personave të zhdukur dhe ndihmën ndaj popullatave të prekura.
Komanda theksoi gjithashtu se do të vazhdojë të punojë ngushtë me qeverinë venezueliane për të planifikuar dhe drejtuar aftësitë logjistike dhe operacionale të nevojshme për të siguruar një reagim të shpejtë ndaj emergjencës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments