top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | DEPARTAMENTI I THESARIT LËSHOI ZYRTARISHT “LLOGARITË TRAMP (TRUMP)”; INVESTIME QË SHOQËROJNË QYTETARËT QË NGA LINDJA DERI NË MOSHËN MADHORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti i Thesarit ka njoftuar lëshimin zyrtar të Llogarive Tramp (Trump), një vit pas krijimit të llogarive të investimeve me shtyrje tatimore të krijuara sipas “Aktit One Bill Beautiful Bill”.


Llogaritë Tramp tani janë funksionale, duke i ofruar çdo fëmije një pjesë në ‘Ëndrrën Amerikane’ që nga dita e parë, falë presidentit Tramp (Trump)”.


Kështu tha sekretari i Thesarit Skot (Scott) Bessent në një deklaratë.


Lëshimi, që përkon me 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-ës, vjen pas muajsh të mbulimit intensiv mediatik të planit kryesor të investimeve të manjatit, i cili mbështet qytetarët që nga lindja deri në moshën madhore, duke promovuar investimet dhe edukimin financiar që në moshë të re.


Programi do t’u ofrojë amerikanëve të lindur midis viteve 2025 dhe 2028 një llogari investimi të financuar nga qeveria me një kapital fillestar prej 1 mijë $.


Familjet do të jenë në gjendje ta rrisin këtë shumë, duke shtuar një mjet të ri në planet e tyre ekzistuese të kursimeve universitare dhe llogaritë e pensionit me përparësi tatimore.


Disa kompani të mëdha amerikane, duke përfshirë Visa, Dell dhe Comcast, janë zotuar ta mbështesin programin me kontribute të përputhshme të korporatave ose financim shtesë fillestar.


Më herët këtë javë, gjigandi i çipave Micron premtoi 250 milionë dollarë për të mbështetur Llogaritë.


Çfarë është programi “Llogaritë Tramp (Trump)”?


Ky është një lloj llogarie investimi (e ngjashme me një llogari pensioni IRA) për të miturit nën 18 vjeç.


Paratë investohen në tregun e aksioneve (fondet që ndjekin indeksin S&P 500) nga kompani private menaxhimi.


Dhurata prej 1000 $ | Çdo fëmijë që është qyetar amerikan dhe i lindur midis 1 janarit 2025 dhe 31 dhjetorit 2028 përfiton automatikisht një depozitë fillestare prej 1000 dollarësh nga qeveria federale.


Kush mund të hapë llogari?


Prindërit mund të hapin një llogari për çdo fëmijë nën 18 vjeç përmes aplikacionit zyrtar ose faqes TrumpAccounts.gov.


Fëmijët e lindur para vitit 2025 mund të kenë llogari, por nuk marrin 1000 dollarët fillestarë nga qeveria.


Familjarët, miqtë apo punëdhënësit mund të kontribuojnë deri në 5000 dollarë në vit për llogari.


Tërheqja e parave? Fondet janë të bllokuara dhe nuk mund të preken derisa fëmija të mbushë 18 vjeç.


Pas kësaj moshe, ato mund të përdoren vetëm për qëllime specifike si shkollimi, blerja e shtëpisë së parë ose nisja e një biznesi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page