SHBA FINANCOI 3.5 MILIARDË $ PËR IZRAELIN PËR ARMË DHE PAJISJE USHTARAKE | NGA PAKETA PREJ 14.1 MILIARDË $ E MIRATUAR NGA KONGRESI NË MUAJIN PRILL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara kanë xhiruar 3.5 miliardë dollarë për Izraelin për t'i shpenzuar në armë dhe pajisje ushtarake amerikane.
Këtë e raporton enti mediatik amerikan CNN.
Financimi i Izraelit në thelb janë para që shteti hebre mund t’i përdorë për të blerë sisteme të avancuara të armëve dhe pajisje të tjera nga Shtetet e Bashkuara përmes Programit të Financimit të Huaja Ushtarake, por kjo do të marrë kohë.
Fondet vijnë nga paketa prej 14.1 miliardë dollarësh e miratuar nga Kongresi në muajin prill.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments