top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA | DEPARTAMENI I LUFTËS: DO TË INTEGROJMË INTELIGJENCËN ARTIFICIALE “PALANTIR” NË FORCAT E ARMATOSURA; SISTEMI “MAVEN” ËSHTË TASHMË NË PËRDORIM KUNDËR IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Sistemi i inteligjencës artificiale “Maven”, i “Palantir”-it do të bëhet program zyrtar i Pentagonit, sipas një letre drejtuar zyrtarëve të Departamenit të Luftës të ShBA-ës nga Zv/Sekretari i Mbrojtjes Stiv Feinbërg (Steve Feinberg), e datës 9 mars 2026; e zbuluar dhe e botuar nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters).


Në letrën drejtuar udhëheqësve të Pentagonit dhe komandantëve ushtarakë amerikanë, Zv/Sekretari Feinbërg (Feinberg) shkroi se integrimi i sistemit të inteligjencës “Maven të “Palantir”-it do t’u ofrojë luftëtarëve mjetet më të përparuara të nevojshme për të zbuluar, penguar dhe dominuar kundërshtarët tanë në të gjitha fushat.


Maven”-i është një platformë softuerike e komandës dhe kontrollit që analizon të dhënat nga fusha e betejës dhe identifikon objektivat.


Është tashmë sistemi kryesor operativ i inteligjencës artificiale për ushtrinë amerikane, e cila, ka kryer mijëra sulme të synuara kundër Iranit në tre javët e fundit.


Vendimi pritet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit aktual fiskal, i cili, përfundon në shtator, sipas letrës.


Palantir Technologies”, një kontraktor për Pentagonin dhe agjenci të tjera amerikane, është e njëjta kompani që po zhvillon gjithashtu “Titan”-in, një model të inteligjencës artificiale të orientuar plotësisht drejt përdorimit ushtarak.


Emri është një akronim për “Tactical Intelligence Targeting Access Node”; në thelb një stacion tokësor i lëvizshëm i projektuar për të përshpejtuar afatin kohor “sensor-drejt-qitjes” duke integruar të dhënat satelitore dhe sensorët tokësor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page