SELANIK: U ARRESTUAN ADMIRIM LEMELLARI; JORGO ZGURI; GERTIAN RUSHI (TAHIR KROZA) | TREGTARË SHUMICE DHE PAKICE KOKAINE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 28, 2024
- 1 min read
Selanik, Greqi | Strukturat greke të hetimit penal arrestuan:
1- Z. Admirim Lemellari, me moshë 39 vjeç.
2- Z. Jorgo Zguri, me moshë 41 vjeç.
3- Z. Gertian Rushi (Tahir Kroza), me moshë 44 vjeç.
Ata akuzohen për lëvizje të ngarkesave me lëndë narkotike (kokainë) përmes automjeteve të subjektit tregtar “Delfon Car Rental Monoprosopi Ike” në pronësi të z. Admirim Lemellari, me moshë 39 vjeç, subjekt tregtar e cila e kishte qendrën në rrugën “Delfon” nr.184 në Selanik.
Autoritetet greke kryen kontrolle në një depo në rrugën “Marasli”, nr. 20, në Selanik, në zyrat e subjektit tregtar të dhënies me qira të automjeteve si dhe në automjetin me targa NMA-3185.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- 20 pako me 21 kg e 682 gram kokainë.
2- 1 armë zjarri e shkurtër brezi (pistoletë) “Walther” e kalibrit 7.65 mm me një krehër me 5 fishekë.
3- 12465 euro.
4- 1900 dollarë amerikanë.
5- 1500 franga zvicerane.
6- 1000 dollarë australianë.
7- 6 telefona të lëvizshëm (celularë).
8- 7 fishekë të kalibrit 0.38 special.
9- Një automjet me targa NIB-4210, i cili kontrollonte rrugën gjatë transportit të drogës nga mjeti i parë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments