SEKRETARI RUS I KËSHILLIT TË SIGURIMIT SERGEI SHOIGU ZBARKOI SOT NË PEKIN: DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN E KINËS SHI XHINPING (XI JINPING) DHE MINISTRIN E JASHTËM UANG JI (WANG YI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 28, 2025
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit Sergei Shoigu zbarkoi sot në Pekin si pjesë e një misioni të shkurtër për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë kinezë.
“Gjatë vizitës njëditore, ai është planifikuar të takohet me presidentin e Kinës Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore Uang JI (Wang Yi)”, siç raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Udhëtimi i z. Shoigu vjen vetëm disa ditë pasi presidenti kinez Shi (Xi) foli me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments