top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I SHTETIT ARRITI NË IZRAEL | MË PAS SHKON NË RAMALLAH DHE NË JORDANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 12, 2023
  • 1 min read

ree

Tel Aviv, Izrael | Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte një shembull i një sulmi kundër qytetërimit. Ashtu siç u asgjësua Shteti Islamik, edhe lëvizja palestineze Hamas duhet të shtypet, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë konferencës për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Entëni Blinken (Antony Blinken), në Tel Aviv. Kryeministri kujtoi familjet e tëra të vrarë para fëmijëve të tyre, njerëzit u dogjën të gjallë dhe festimin e së keqes nga Hamasi në media.


Do të ketë ditë të vështira, por forca e qytetërimit do të fitojë”, tha kryeministri Netanjahu.


Është një moment i veçantë, në të cilin duhet të jemi të bashkuar kundër së keqes. Faleminderit Shteteve të Bashkuara për qëndrimin gjithmonë pranë Izraelit”, shtoi ai.


Në fjalimin e tij, kryeministri Netanjahu falënderoi Uashingtonin në luftën e Izraelit kundër barbarisë së Hamasit.


Vizita e tij – tha ai, duke iu drejtuar sekretarit Blinken – është një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Shteteve të Bashkuara për Izraelin.


Kreu i diplomacisë amerikane mbërriti në Tel Aviv mëngjesin e sotëm, në kulmin e përshkallëzimit mes lëvizjes palestineze Hamas dhe Izraelit. Ndalesat e ardhshme të sekretarit Blinken janë:


1- Në Ramallah, ku ai do të takohet me presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez (PA), Mahmud Abbas.


2- Në Aman, për të takuar mbretin e Jordanisë, Abdullah II.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page