top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES: JAM I TMERRUAR NGA SULMET NË DARFUR; SITUATË KATASTROFIKE NË RAJONIN E SUDANIT PERËNDIMOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 30
  • 1 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është i tmerruar nga situata gjithnjë e më katastrofike në Darfurin e Veriut, ndërsa sulmet vdekjeprurëse në kryeqytetin e tij, Al-Fashir, vazhdojnë.

 

Kështu deklaroi zëdhënësi i Pallatit të Qelqtë, Farhan Hak (Haq).

 

Qyteti në Sudanin perëndimor është nën rrethim nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, të udhëhequra nga gjenerali Mohamed Hamdan Daglo, të cilët, kanë luftuar ushtrinë e gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan për dy vjet.

 

Zëdhënësi tha se zekretari Guterres shprehu gjithashtu shqetësim për raportet e ngacmimit, frikësimit dhe ndalimit arbitrar të personave të zhvendosur në pikat e kontrollit.

 

Në këtë situatë, shkalla e nevojave është e jashtëzakonshme - theksoi z. Hak (Haq) - duke cituar raportet për masakra në ditët e fundit në Omdurman, shtetin Khartum”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page