SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: VETËM NJË GRUSHT ALEATËSH JASHTË NISMËS “PURL”; ZELANDA E RE DHE AUSTRALIA DO TË KONTRIBUOJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Tani mbi dy të tretat e aleatëve kanë kontribuar në nismën PURL, për një total prej 4 miliardë dollarësh ($), dhe ne jemi në rrugën e duhur për të arritur 5 miliardë dollarë ($) deri në fund të vitit.
Vetëm një grusht aleatësh nuk e kanë bërë këtë, dhe ky është një lajm i mirë”.
Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në fund të takimit të ministrave të jashtëm.
“Zelanda e Re dhe Australia kanë treguar gjithashtu gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në programin për mbështetje ushtarake për Ukrainën, Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments