SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I ALEANCËS ATLANTIKE MARK RUTTE DEKLAROI PËRPARA TAKIMIT NË ÇETËM HAUS (CHATHAM HOUSE) - I CILI DO TË MBAHET SOT PASDITE - SE NATO-ja DUHET TA RRISË MBROJTJEN AJRORE ME 400%.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “NATO-ja duhet të rrisë me 400% aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore në përgjigje të kërcënimit rus”.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Mark Rutte, siç del nga një shënim i lëshuar përpara fjalimit të tij këtë pasdite në Çetëm Haus (Chatham House), në Londër, një aktivitet i planifikuar pas takimit në Downing Street me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer).
“Ne shohim në Ukrainë se si Rusia përhap terror nga lart, kështu që ne do të forcojmë mburojën që mbron qiellin tonë”, shtoi sekretari Rutte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments