SEKRETARI I JASHTËM BRITANIK DEIVID LEMI (DAVID LAMMY): SULMET E FUNDIT TREGOJNË SE PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN ËSHTË LUFTËNXITËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | “Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë tregojnë edhe një herë se Putini është një luftëdashës”.
Kjo u deklarua nga sekretari i Jashtëm britanik, Deivid Lemi (David Lammy), në kuadër të sanksioneve të reja kundër Moskës dhe një ditë pas telefonatës midis presidentit rus dhe presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
Sekretari Lemi (Lammy) më pas u kthye për t’i kërkuar presidentit Putin që t’i bashkohej menjëherë armëpushimit të kërkuar nga presidenti Tramp (Trump), në mënyrë që të mund të fillojnë negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Rezistenca ndaj përpjekjeve për paqe vetëm sa do ta dyfishojë vendosmërinë tonë për të ndihmuar Kievin të mbrohet dhe për të përdorur sanksione për të kufizuar makineritë e luftës të Rusisë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments