top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SASI TË MËDHA UJI PUSHTUAN FIRENCEN | SHI DHE ERËRA TË FORTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 28
  • 1 min read
ree

Firence, Itali | Sasi të mëdha uji pushtuan Firencen. Shi dhe erëra të forta mëngjesin e sotëm me pasoja në trafikun e qytetit.

 

Policia bashkiake raporton për ndërhyrje të vazhdueshme për shkak të përmbytjeve të rrugëve në zona të ndryshme të qytetit, nga Oltrarno në Galuxo (Galluzzo), në nënkalime dhe madje disa degë të rëna.

 

Për shkak të përmbytjeve në Firence ndaluan edhe linjat e tramvajit T1 dhe T2.

 

Probleme edhe në itinerarin Firence-Piza-Livorno ku raportohen përmbytje midis kryqëzimit Ginestra Fiorentina dhe Lastra a Signa në drejtim të Firences me trafik të ngadaltë.

 

Në provincë, disa rrugë në bashkinë Valia (Vaglia) janë të mbyllura për qarkullim, ku administrata ka ftuar qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme.

 

Rreth njëzet rrugë në qytet janë të përmbytura plotësisht.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page