SANË | MES TË RRËMBYERVE NGA REBELËT HUTHI ËSHTË EDHE PËRFAQËSUESI I UNICEF-it NË JEMEN PETËR HOKINS (PETER HAWKINS).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Sanë, Jemen | “Përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, qytetari britanik Petër Hokins (Peter Hawkins), ishte midis 20 punonjësve të OKB-së të arrestuar nga rebelët Huthi në Sanë dje”, tha një zyrtar i OKB-së për agjencinë e lajmeve “AFP”.
“Petër Hokins (Peter Hawkins) është një nga 15 anëtarët e stafit ndërkombëtar që mbahen në kompleksin e Kombeve të Bashkuara, ku Huthitë bastisën kompleksin, duke rrëmbyer gjithashtu pesë anëtarë të stafit vendas”, tha ai në kushte anonimiteti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments