SAN DONA DI PIAVE; VENEDIK (VENECIA) | LAVDIJE ISTREFI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.

San Dona di Piave, Venedik (Venecia), Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik mbeti e vdekur:
1- Znj. Lavdije Istrefi, me moshë 44 vjeçe.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve, rrethanave dhe të dinamikës së aksidentit vdekjeprurës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit















Comments