top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SAMITI JAPONI-ASEAN: PËRSËRITET FORCIMI I BASHKËPUNIMIT PËRBALLË KËRCËNIMEVE KINEZE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Dec 18, 2023
3 min read

Tokio, Japoni | Udhëheqësit e Japonisë dhe Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), duke u takuar dje dhe sot në Tokio për të festuar 50 vjet miqësi dhe bashkëpunim, miratuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën, riafirmuan rëndësinë e sigurisë, dhe bashkëpunimit ekonomik, duke respektuar sundimin e ligjit, përballë tensioneve në rritje me Pekin, në Detin e Kinës Jugore. Megjithëse nuk përmendet drejtpërdrejt, deklarata duket se aludon qartë për Kinën.

Udhëheqësit, thuhet në dokument, gjithashtu presin me padurim të forcojnë partneritetin e tyre përfitues reciprok, dhe të punojnë së bashku, për paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor, veçanërisht në fushën e sigurisë detare, si dhe për një siguri më të madhe ekonomike, dhe një zinxhir më të madh elasticik furnizimi në rajon. Ne afirmojmë vizionin e përbashkët për promovimin e një rajoni të bazuar në rregulla, të lirë, dhe të hapur (dhe) të Indo-Paqësorit, që përqafon parimet kyçe si uniteti, dhe qendra e ASEAN-it, gjithëpërfshirja (dhe) transparenca”, thuhet në deklaratë. Udhëheqësit përsërisin respektimin për sovranitetin dhe integritetin territorial, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjete paqësore, dhe heqjen dorë nga kërcënimi, ose përdorimi i forcës.

Më pas, udhëheqësit miratuan një plan zbatimi për 130 projekte. Japonia ka bërë thirrje për rritje të bashkëpunimit, për sigurinë dhe mbrojtjen, si për transferimin e teknologjisë, dhe pajisjeve të armëve, sigurinë kibernetike, dhe luftimin e dezinformimit. Tokio u zotua gjithashtu të forcojë mbështetjen për përpjekjet kundër ndryshimit të klimës, teknologjisë së gjelbër, dhe transformimit dixhital, si dhe investimeve, duke përfshirë industrinë e automobilave të rajonit. Ndërsa ndarjet dhe përleshjet thellohen dhe bota përballet me kriza të përkeqësuara, Japonia do të trajtojë problemet së bashku me ASEAN-in, i cili, është qendra e një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida, në një konferencë të përbashkët për shtyp, me presidentin indonezian Joko Uidodo (Widodo), i cili mban presidencën e rradhës të ASEAN-it, për këtë vit. Bazuar në besimin tonë të ndërsjellë, ne do të adresojmë çështje të reja, dhe do të kontribuojmë në paqen dhe prosperitetin e rajonit, në mënyrë që të krijojmë një botë, ku njerëzit mund të përfitojnë, ndërsa dinjiteti i tyre respektohet”, shtoi ai. Japonia miratoi një strategji të re sigurie vitin e kaluar, dhe forcoi me shpejtësi ushtrinë e saj, dhe zgjeroi partneritetet e saj ushtarake, për të kundërshtuar më mirë vendosmërinë në rritje të Kinës në rajon. Dje, në ditën e parë të samitit, Kishida zhvilloi një sërë bisedimesh dypalëshe. Një marrëveshje prej 400 milionë jenësh (2.8 milionë dollarë) u nënshkrua me homologun e tij malajzian Anwar Ibrahim, për të forcuar kapacitetin e sigurisë detare të Malajzisë, në kuadrin e një programi zyrtar të asistencës së sigurisë japoneze, posaçërisht për ushtarakët e vendeve mike, që synon të duke ndihmuar në forcimin e aftësive të tyre të zbatimit të ligjit dhe sigurisë. Ndihma përfshin sigurimin e varkave të shpëtimit, dhe pajisjeve të tjera, për të ndihmuar në përmirësimin e kapaciteteve ushtarake të Malajzisë, e cila, është në një pozicion vendimtar në rrugët detare që lidhin Oqeanin Indian, dhe Azinë Lindore, dhe luan një rol jetik, në operacionet e alarmit, dhe të mbikqyrjes për të gjithë rajonin. Gjithashtu, dje, kryeministri Kishida nënshkroi një marrëveshje me presidentin Uidodo (Widodo), duke ofruar një grant deri në 9 miliardë jen (63.7 milionë dollarë), për të financuar planin për të avancuar aftësitë e sigurisë detare të Indonezisë, duke përfshirë një anije patrullimi detare, në shkallë të gjerë të ndërtimit japonez. Në nëntor, Japonia njoftoi furnizimin me radarë të mbikëqyrjes bregdetare për Marinën Filipinase, dhe të dyja palët ranë dakord gjithashtu të fillonin bisedimet për një pakt kyç të mbrojtjes, të quajtur Marrëveshja e Qasjes së Ndërsjellë, e krijuar për të lehtësuar hyrjen e trupave të tyre, në territoret e njëra-tjetrës gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Megjithatë, sot Japonia dhe Filipinet nënshkruan një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin midis rojeve të tyre bregdetare përkatëse.

Samiti do të ketë një shtojcë nesër, më 18 dhjetor, kur do të mbahet samiti për nismën e Komunitetit të Emisioneve Zero Aziatike. Kryeministri australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese), pritet të marrë pjesë në takim nga distanca. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page