RUSIA PO SHKON DREJT BLLOKIMIT TË QASJES NË WHATSAPP | NËNKRYETAR I KOMITETIT TË IT-së TË DHOMËS SË ULËT TË PARLAMENTIT RUS ANTON GORELKIN: ËSHTË KOHA QË WHATSAPP TË LARGOHET NGA TREGU RUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Z. Anton Gorelkin, nënkryetar i Komitetit të IT-së të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, tha se WhatsApp mund të vendoset në një listë të softuerëve të kufizuar.
“Është koha që WhatsApp të përgatitet të largohet nga tregu rus”, shkroi z. Gorelkin në një postim në Telegram, të raportuar nga agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters).
“Meta”, kompania mëmë e aplikacionit të mesazheve, është përcaktuar si një organizatë ekstremiste në Rusi që nga viti 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës.
Javën e kaluar, Presidenti Vladimir Putin lëshoi një direktivë që skadonte më 1 shtator, duke kufizuar më tej softuerët dhe aplikacionet e komunikimit nga vendet armiqësore që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Z. Gorelkin tha se WhatsApp ka të ngjarë të jetë një nga këto shërbime.
Z. Anton Nemkin, një anëtar i komisionit parlamentar të IT-së, tha se fati i WhatsApp në Rusi është i përcaktuar.
“Prania e një shërbimi të tillë në hapësirën dixhitale ruse përbën, në fakt, një shkelje ligjore të sigurisë kombëtare”, i tha ai agjencisë së lajmeve “Tass”.
Në muajin qershor, vetë Presidenti Putin nënshkroi një ligj për të krijuar një aplikacion mesazhesh të lidhur me shtetin, i cili, do të mbështetej më shumë në shërbimet ruse dhe më pak në kompanitë e huaja të teknologjisë.
Në Telegram, z. Gorelkin sugjeroi që bllokimi i WhatsApp mund të ndihmonte Max, platformën e bazuar në shtëpi që konkurron me WhatsApp, e lançuar në muajin mars dhe e operuar nga “Communication Platform”, një degë e “VK”, kompanisë që zhvillon rrjetin social virtual me të njëjtin emër, e konsideruar si Facebook-u i Rusisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments