RUSIA LËSHOI 526 DRONË DHE RAKETA MBI UKRAINË | PATI TË PLAGOSUR + DËME NË BANESA + NË INFRASTRUKTURË CIVILE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Kievi njoftoi se Rusia lëshoi 526 dronë dhe raketa drejt Ukrainës gjatë natës.
Sulmi kishte në shënjestër kryesisht pjesën perëndimore të vendit.
Forcat ajrore ukrainase thanë se Moska kishte lëshuar 502 dronë dhe 24 raketa, ndërsa zyrtarët rajonalë në pjesën perëndimore të vendit raportuan se disa persona u plagosën dhe disa shtëpi dhe infrastruktura civile u dëmtuan.
“Tre raketa dhe 69 dronë luftarakë goditën 14 vende, dhe mbeturinat nga predhat e rrëzuara ranë në 14 vende”, tha forca ajrore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments