RRUGA “ZHUJ SELMANI”; PEJË | ARJANIT QETAJ (ÇETAJ) U KONSTATUA I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Updated: 1 day ago

Rruga “Zhuj Selmani”, Pejë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Arjanit Qetaj (Çetaj), me moshë 34 vjeç, u konstatua i vdekur.
Ai është i biri i këngëtarit popullor (rapsodit) Hasan Qetaj (Çetaj).
Në lidhje me rastin po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Kufoma e të ndjerit pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim mbi vdekjen”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments