RRUGA (VIA) CASONI BASSE; FONTANIVA; PADOVË | ISH-POLICI I BURGJEVE FATOS CENAJ U QËLLUA 2 HERË ME ARMË ZJARRI: GJENDET NË SPITAL PËR JETË A VDEKJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9, 2025
- 1 min read

Rruga Casoni Basse, Fontaniva, Padovë, Itali | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Ndaj z. Fatos Cenaj, me moshë 59 vjeç, ish-polic burgu, u shti me armë zjarri.
Dy të shtënat e kapën në kokë.
Ngjarja kriminale ndodhi dje në mëngjes (08.06.2025) rreth orës 09:30 min.
Ai u dërgua në spital me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet po kryejnë veprime proceduriale penale për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht rrethanat, dorasin/it dhe motivet e aktit kriminal të ndërmarrë ndaj tij.
Të përfshirë janë edhe Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës, të koordinuar nga nënkoloneli Enriko Xampoli (Enrico Zampolli).



Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments