top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “UKSHIN HOTI”; RESTORANT “OFERTA”; PRIZREN | FARUK TAÇ (I BIRI I I PRONARIT TË SUBJEKTIT TREGTAR “EURO-BAN COLOR”) U GJET I VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
Z. Faruk Taç
Z. Faruk Taç

Rruga “Ukshin Hoti”, Restorant “Oferta”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Faruk Taç (i biri i i pronarit të subjektit tregtar “Euro-Ban Color”), u gjet i vdekur pranë subjektit tregtar të emërtuar Restorant “Oferta”.


Kufoma e tij pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.


Në lidhje me rastin po hetohet për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

3- Vdekje nga pakujdesia.

4- Vdekje nga shkaqe natyrale.


Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:

1- Hetim mbi vdekjen”.

Z. Faruk Taç
Z. Faruk Taç

Njoftim | Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana, në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete.


Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës.


Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit.


Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha.


Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten nën hetim, thuhet në një njoftim të autoriteteve vendore të hetimit penal.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page